Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se personalisht mendon se PDK duhet të futet në qeveri.
“PDK i ka organet e saja të cilat vendosin. Mendimi im është se PDK duhet të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës”, ka deklaruar Haliti në RTV Dukagjini.
Mirëpo deputeti i PDK-së Kujtim Gashi thotë se e respektojnë mendimin e Halitit por sipas tij për momentin nuk ka diskutime për futjen e PDK-së në qeveri.
“Jemi 30 veta që duhet të vendosim për këtë çështje por ka edhe Kryesi, Grup Parlamentar ku në të gjitha këto duhet të vendoset”, deklaroi deputeti i PDK-së.
Gashi thotë se ka mendime të anëtarëve të PDK-së që mendojnë se edhe me Vetëvendosjen duhet të bashkë-qeverisim.
“Po të pyetem unë si anëtarë i PDK-së, unë nuk jam për hyrjen në qeverinë aktuale. Por këto tema ende nuk jemi duke i diskutuar”, deklaroi më tej Gashi.
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...