Rezultoi pozitiv me Covid-19, ish-Presidenti në gjendje kritike për jetën

12:12 | 11 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Ish-Presindeti i Indisë prej ditës së djeshme ndodhet në kujdesin intesiv pasi është në gjendje kritike.

Vetëm një ditë më parë Pranab Mukherjee rezultoi se ishte pozitiv me koronavirus. 84- vjeçari kishte shkuar në spital për një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr mpiksjen e gjakut në tru, aty ai zbuloi se ishte i infektuar me Covid-19.

Mediat lokale të vendit kanë cituar burime spitalore duke thënë se gjendja e tij mbetet kritikë dhe se orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme.

Përveç shërbimit si president, Mukherjee ka mbajtur në qeveri disa detyra të rëndësishme, financat, mbrojtjen dhe punët e jashtme. Ai gjithashtu ka shërbyer në bordet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

India ze vendin e tretë në botë për numërin e të infektuarëve, megjithëse niveli i vdekjeve është ende relativisht i ulët. Sidoqoftë, shpejtësia me të cilën po rriten rastet dita ditës ka shqetësuar ekspertët.

Në 24 orët e fundit janë shënuar gati 64.000 raste raporton BBC.

Shpërndaje në rrjete sociale