Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka falënderuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet për punën e tij që ka bërë për katër vite sa ishte ambasador në Kosovë, raporton arbresh.info.
Përmes një statusi në Facebook, Pacolli thotë se i është mirënjohës për atij dhe popullit zvicëran për punën dhe përkushtimin ngaj Kosovës.
“Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet e ka përfunduar mandatiin e tij në Kosovë. Unë i jam mirënjohës për punën e tij në Kosovë për të forcuar miqësinë e fuqishmë në mes të Kosovës dhe Zvicrës. Ai ishte gjithmonë përkrahës për qëllimet tona për të shtyer përpara interesat e Kosovës. Jam shumë i nderuar për bashkëpunimin me të dhe përherë falenderues atij, shtetit dhe popullit zviceran. I uroj gjitha të mirat dhe e mirëpresim përsëri si mik të Kosovës”, shkruan Pacolli
Kujtojmë se Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet e ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë./arbresh.info/
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit