Pranë Shtëpisë së Bardhë janë dëgjuar të shtëna, derisa presidenti amerikan Donald Trump, që ishte në sallën e konferencave për mediave, u shoqërua jashtë nga një agjent i Shërbimit Sekret.
Derisa Trumpi po fliste, agjenti iu ofrua dhe i pëshpëriti në vesh, e Trumpi u dëgjua të thoshte “Oh!” dhe “çfarë po ndodh”.
Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim gjatë incidentit të së hënës.Presidenti u kthye nëntë minuta më vonë për të thënë se situata ishte nën kontroll dhe një njeri ishte qëlluar.
Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai besonte se Shërbimi Sekret i SHBA-së kishte qëlluar një të dyshuar, i cili ishte i armatosur.
Shërbimi Sekret amerikan konfirmoi incidentin.
“Një burrë u qëllua nga një oficer i Shërbimit Sekret më 10 gusht jashtë rrethojave të Shtëpisë së Bardhë pasi ai iu afrua oficerit dhe i tha që kishte një armë”, tha Shërbimi Sekret.
Burri, i identifikuar vetëm si një 51-vjeçar, u godit në kraharor, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë të postuar në Twitter.
I dyshuari dhe oficeri u transportuan në spital.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit