Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, që punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, deri në përfundim të pandemisë.
E një kërkesë të tillë, sipas Zemajt, e ka mbështetur edhe kryeministri.
“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbeshtetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit”, ka shkruar Zemaj./arbresh.info/
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen