Policia e Kosovës bëri të ditur se një mashkull ka raportuar në Polici se është sulmuar nga e dyshuara femër dhe dy djemtë e tij, njëri nga ta i mitur.
Rasti ka ndodhur të dielën në Drenas, rreth orës 11:53.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare dhe dy djemtë e tij, njëri nga ta i mitur”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të lënduar.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/
“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani p...
Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani
PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrim...
Miratohet rialokimi i mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë ...