Atletico Madrid ka njoftuar se kanë rezultuar dy raste pozitive në analizat për Covid-19 para çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Liga e Kampionëve në formatin final 8 nis me 12 gusht në Lisbonë me përballjen Atalanta – PSG, ndërsa një ditë më vonë RB Leizpig përballet me Atletico Madrid-in, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, “Los Rijoblancos” ka konfirmuar se nga testet e bëra dy pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitiv.
Comunicado oficial: La expedición a Lisboa se someterá a nuevas pruebas PCR tras la aparición de dos casos positivos https://t.co/GztEhGvQQZ
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 9, 2020
Nuk dihen nëse janë lojtarë, ose pjesëtarët e stafit.
Të dy janë izoluar në shtëpitë e tyre kurse testet do bëhen përsëri për skuadrën e Diego Simeone-s./arbresh.info.
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...