Një person nga Mongolia e Brendshme, rajon autonom i Kinës, ndërroi jetë nga murtaja bubonike, viktima e dytë e shënuar së fundmi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai vdiq të premten pas komplikimeve që ia shkaktoi sëmundja në organe, tha Komisioni shëndetësor i qytetit Bayannur.
Rasti vjen pasi rajoni i Kinës pati raportuar edhe një tjetër viktimë nga murtaja bubonike javën e kaluar.

Ndërkohë, pas rastit të fundit, zona ku jetonte i ndjeri u izolua plotësisht, konfirmoi komisioni në Bayannur.
Autoritetet deklaruan se shtatë persona të cilët patën kontakte me viktimën u vendosën nën vëzhgim mjekësor, mirëpo të gjithë rezultuan negativë dhe të njëjtin nuk shfaqën simptoma.

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026