Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu sot ka reaguar pasi gjatë ditës së djeshme është parë xhandarmëria serbe në territorin e Kosovës.
Ajo thotë se nuk e ka neglizhuar këtë lajm, por ka pritur një reagim nga Ambasadat Ndërkombëtare në Kosovë.
“Sot po reagoj shkurt, në qetësi dhe pa eufori sepse me detyron BETIMI i Deputetit që kam dhënë që katër mandate në Kuvendin e Kosovës. Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur Sovran e Demokratik. Provokimet e tilla duan përgjigjëje e përgjigjëja jonë duhet të jetë mbrojtja e territoritoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim. Provokimet e tilla janë qëllim këqija e heshtja është aprovim i të keqes”, u shpreh Musliu.
Postimi i plotë:
Si deputete dhe si anetare e Komisionit Parlamentar per Siguri, s’reagova mbrem pas raportimit te informacionit se pjestarë të xhandarmërisë serbe, gjatë ditës së djeshme janë parë teksa kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës.
Jo pse nuk u shqetësova as pse e neglizhova këtë lajm, por thjeshte prita nga Ambasadat Nderkombetare ne Kosovë nje reagim, me që jemi mësuar të degjojmë reagime për çdo gjë, për çdo veprim qoftë edhe kur inicohet ndonjë ligj në Kuvend apo edhe kur zgjidhet ndonjë anëtar bordi i ndonje Agjencie te pavarur.
Sot po reagoj shkurt, në qetësi dhe pa eufori sepse me detyron BETIMI i Deputetit që kam dhënë që katër mandate në Kuvendin e Kosovës.
Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur Sovran e Demokratik.
Provokimet e tilla duan përgjigjëje e përgjigjëja jonë duhet të jetë mbrojtja e territoritoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim.
Provokimet e tilla janë qëllim këqija e heshtja është aprovim i të keqës.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...