Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka ftuar partitë politike parlamentare që ta votojnë mocionin kundër Qeverisë Hoti.
Kjo nismë nga ta është ndërmarrë dje, ku kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e mocionit.Sipas Selimit kjo Qeveri ka dështuar me menaxhimin e situatës me pandeminë.
“Statistikat janë të luftës, nuk po jepet ndihmë nga Qeveria. Kanë mbetur doktorët si qytetarët të braktisur në front. Spitalet nuk mund të pranojnë të infektuar. Shumëçka mund të fshihet prapa jo transparencës por jo edhe humbje e jetës së qytetarëve”, ka thënë Selimi.
“Ka krizë morale, humanitare, qytetare dhe politike. Që kur erdhët në Qeveri e keni sjell situatën në rekorde të zeza. Për çdo ditë kemi më shumë se dhjetë të vdekur, apo nëntë të vdekur në ditë në raport me nëntë milionë banorë. Këto janë statistika lufte”.
“Sot kaloni në qetësi duke kaluar jetët e njerëzve. Nuk do të kishte kaq jetë humbura po të mos bënit gabime. Gabuat me dashje. Duhet të shkoni, jene barrë e panevojshme për Kosovën”.
“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani p...
Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani
PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrim...
Miratohet rialokimi i mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë ...