Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, në mbështetje të punëkërkuesve të papunë të riatdhesuar në Republikën e Kosovës, shpall të hapur Programin e Vetëpunësimit për persona të riatdhesuar, Programin për Trajnim në Punë për persona të riatdhesuar, Programin për Subvencionim në Pagë për persona të riatdhesuar.
Me anë të programeve që po i shpallim, po synojmë të përkrahim punëkërkuesit në Kosovë, posaçërisht të papunët afatgjatë duke krijuar më shumë mundësi për ta në tregun e punës, me synim punësimin e qëndrueshëm.
Përpjekja e shtuar vjen posaçërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19, për krijuar më shumë mundësi për punëkërkuesit në Kosovë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike.
Thirrja për programet e Trajnimit në Punë dhe Subvencionim në Pagë është e hapur nga 06 deri më 20 Gusht 2020, ndërsa për Programin e Vetëpunësimit deri më 31 gusht 2020./arbresh.info/

Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...