Roma është duke tentuar që të transferojë Samuel Umtitin nga Barcelona në këtë verë – raporton Diario Sport.
Ka disa klube evropiane që duan të transferojë mbrojtësin francez, derisa Giallorossët shpresojnë që ta marrin në formë huazimi me të drejtë blerje.
Por, katalunasit duan që Umtitin të shesin përfundimisht dhe jo ta dërgojnë në huazim, shkaku që nuk ka bindur me formën e tij.

Francezi mund të zëvendësojë Chris Smallingun, lojtarin që Roma e kishte në huazim nga Manchester United për një edicion.
Barcelona mund të lejojë largimin e Umtiti në formë huazimi te skuadra italiane, por me detyrim për ta blerë atë.
Kontrata e fituesit të Kupës së Botës skadon në vitin 2023, derisa për të janë të interesuar edhe skuadra nga Liga Premier. /Telegrafi/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...