Sot pasdite ka ndodhur një shpërthim tejet I në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Ekipet emergjente i janë përgjigjur telefonatave të shumta, por deri më tani nuk dihet saktë për viktima apo dëmet materiale që janë shkaktuar, shkruan portali arbresh.info
E për këtë tragjedi ka reaguar artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ajo ndau me ndjekësit në InstaStory një pamje të shpërthimit të tmerrshëm, në mbishkrimin e së cilës shkroi se ndjen keqardhje për këtë tragjedi.

“Kjo është absolutisht shkatërruese! Çfarë po ndodh në Bejrut?! Miq, ju lutem më tregoni që të dashurit tuaj janë të sigurt”, shkroi Lipa në InstaStory.
Kujtojmë se, Dua e vizitoi Libanin vitin e kaluar në një mision humanitar me UNICEF-in, si një nga ambasadoret e kësaj organizate botërore me qëllime bamirëse. /arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...