Dy persona kanë marrë lëndime trupore sot në një aksident trafiku mes një veture dhe një treni në fshatin Lutogllavë të Pejës.
Gjendja e viktimave është jashtë rrezikut për jetë, shkruan arbresh.info.
Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur pas mesditës, derisa vozitësi i veturës nuk i është përshtatur kushteve të rrugës dhe duke mos respektuar shenjat e komunikacionit e kishte goditur trenin ne pjesën e parë anësore te anës se majtë i cili ishte duke qarkulluar ne drejtimin Pejë-Prishtinë.
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, sot rreth orës 12:25, është informuar për një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një veture dhe trenit të udhëtareve.
Njësitet e Trafikut Rajonal menjëherë kanё dalё ne vendin e ngjarjёs, pёr tё kuptuar rrethanat e këtij aksidenti, deri të aksidenti kishte ardhur për deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar në aksin rrugor Trestenik- Lutogllavë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe duke mos respektuar shenjat e komunikacionit e kishte goditur trenin ne pjesën e parë anësore te anës se majtë i cili ishte duke qarkulluar ne drejtimin Pejë-Prishtinë.
Nga goditja ne automjetin e udhëtareve shkaktohen dëme materiali si dhe lëndime trupore pësojnë dy (2) persona, të cilët dërgohen në spitalin Rajonal në Pejë, sipas ekipit mjekësor tё lënduarit janё jashtë rrezikut pёr jetё.
Lidhur me kёtё aksident ёshtё informuar Prokurori i Shtetit, dhe rastin ёshtё duke e hetuar Njësiti Rajonal i komunikacionit Rrugor. DRP Pejё./arbresh.info/



Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...
Ballkani rikthen lidershipin në Superligë – vazhdon lufta e ...
Trump: Sulmet ushtarake ndaj Iranit mund të zgjasin deri në ...
Baza e marinës amerikane në Bahrein goditet nga droni irania...
Seri shpërthimesh dëgjohen mbi Jerusalem pasi zbulohen raket...
Shala për kalimin tek Feronikeli ’74: Gjithmonë e kam ...