Ish-kryeministri, njëherit lideri i VV-së, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kurti thotë se sivjet kjo festë na gjen të vënë në sprovë prej një pandemie të rëndë e të rrezikshme, e cila në vendin tonë po bëhet kërcënuese për të gjithë.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur besimtarë myslimanë, gëzuar festën e sakrificës, Kurban Bajramin.
Çka shkon te Zoti nuk është mishi e gjaku i sakrificës, por qëllimi i mirë, drejtësia, adhurimi e dashuria. Në këtë festë, synim nuk është kënaqja e vetes, por afirmimi i kujdesjes për tjetrin. Prandaj sipas rregullit kurbani ndahet në tre pjesë, dhe vetëm njëra mbahet për vete e familjen e ngushtë. Dy të tjerat, pra pjesa më e madhe e sakrificës, u dhurohen të varfërve, por edhe fqinjëve, miqve e familjes së gjerë. Kjo është festë e solidaritetit.
Sivjet kjo festë na gjen të vënë në sprovë prej një pandemie të rëndë e të rrezikshme, e cila në vendin tonë po bëhet kërcënuese për të gjithë. Andaj besoj se është pjesë e mesazhit të kësaj feste kërkesa për sakrificë nga besimtarët, duke mos u grumbulluar në ambiente të mbyllura, gjithnjë me synimin për të mbrojtur të tjerët dhe ruajtur veten.
Uroj që festën ta kaloni lumturisht, dhe të na sjellë të gjithëve fat e mbarësi për javët e muajt në vijim, sepse kemi nevojë. Por ju lutem, mbani distancë, përdorni maskat, kufizoni maksimalisht takimet e vizitat me persona jashtë familjes suaj. Bëjeni këtë sakrificë për familjen e fqinjët, për bashkëkombasit tuaj.
Edhe një herë, me fat Kurban Bajrami!
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...