Reperja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore, shkruan portali arbresh.info
Të ardhurat e mira nga muzika kanë bërë që reperja e njohur t’i gëzoj prindërit me një investim të madh.
Këtë e ka treguar përmes një imazhi të fundit të hedhur në InstaStory, ku ka shfaqur punimet që po kryhen në shtëpinë e re, që ajo po u ndërton prindërve të saj.

“Vetëm 23 vjeçare dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Mirënjohëse”, ka shkruar Tayna.
Përndryshe, Tayna është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Bass”, që është pritur mirë nga fansat. /arbresh.info/
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...