“Një shtëpi lulesh që fluturojnë mbi kokën e vizitorëve”, kështu është konceptuar muzeu i 2300 luleve fluturuese në Tokio, që reagojnë ndaj lëvizjes së vizitorëve. Kur vizitorët i afrohen, lulet rriten lart të gjitha përnjëherësh, duke krijuar një hapësirë gjysmë sferike.
“Kopshti i Luleve Fluturuese: Unë dhe Lulet kemi të njëjtën zanafillë, unë dhe kopshti jemi një” është një projekt nga artistët japonez të kompanisë teknologjike teamLab. Ata përdorin një sistem të kontrolluar nga kompjuteri për të ulur ose ngritur 2300 lulet, në varësi të lëvizjes së personit që është afër tyre.
“Në kopshtin e luleve fluturuese, shikuesit zhyten në botën e luleve dhe bëhen një me to,” shprehen krijuesit e këtij kopshti magjik.
Lulet janë orkide, të cilat janë bimë me rrënjë ajrore, prandaj mund të marrin ujin dhe lëndët ushqyese nga rrënjët e tyre në ajër. Përveç formës vizuale, lulet kanë edhe një aromë shumë të mirë./arbresh.info/
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...