Sistemi imunitar është mekanizmi mbrojtës organizmi kundër sëmundjeve.
Disa lloje të dietave dhe mënyra e jetesës mund të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit tuaj imunitar.
Gjumi
Për funksionim të mirë të sistemit imunitar, është vendimtare edhe rutina e rregullt e gjumit. Gjatë gjumit, sistemi imunitar prodhon citokine. Ato janë proteina esenciale dhe ndihmojnë në luftimin e infeksioneve dhe inflamacioneve.

Mangësia e gjumit zvogëlon prodhimin e kësaj proteine esenciale. Gjumi ideal do të zgjaste prej shtatë deri në dhjetë orë.
Stresi
Stresi ul forcën e trupit për të luftuar kundër patogjeneve. Hormoni i stresit ul numrin e qelizave të bardha të gjakut (qelizat imunitare).

Meditimi
Relaksi dhe meditimi ulin nivelin e stresit dhe rrisin imunitetin. Pasiviteti rrit mundësinë e prekjes nga një sëmundje e zemrës ose diabeti. Prandaj, sa më shumë aktivitet fizik (së paku tri herë në javë), aq më i fortë do të jetë sistemi imunitar.

Ushqimi
Sistemi imunitar i trupit varet nga ushqimi që konsumoni. Trashësia, zakonisht vjen së bashku me shumë probleme shëndetësore. Ushqimet e pashëndetshme, trupi i sheh si infeksion, kështu që është më i mirë konsumimi i pemëve dhe perimeve.

Agrumet janë të mira, pasi përmbajnë vitaminë C, po ashtu edhe bimët e gjelbra përmbajnë fibra dhe antioksidantë, është mirë të rrini sa më larg sheqerit.
Dehidratimi
Dehidratimi ka rol shkatërrues në sistemin imunitar, ai shkakton dhimbje koke dhe privon trupin nga funksionet e tij normale, pini sa më shumë ujë për sistem më të mirë imunitar.

Pijet detoksikuese ndihmojnë në hidratim dhe mund të rrisin funksionimin e sistemit imunitar.
Xhenxhefili, limoni dhe trangujt
Roli këtyre është i pazëvendësueshëm. Personat të cilët konsumojnë alkool janë më të rrezikuar nga infektimet.

Përveç kësaj, alkooli dehidraton trupin, ai vret qelizat e trupit. Është më mirë të largohet plotësisht përdorimi i alkoolit ose të paktën të zvogëlohet konsumimi.
Duhanpirësit
Duhanpirësit janë në rrezik më të madh të sëmundjeve autoimune. Duhani gjatë shtatzënisë dëmton fetusin, rrezikon zhvillimin e imunitetit dhe ul nivelin e molekulave anti-inflamatore në trup. Mospirja e duhanit do t’ju ndihmojë shumë në përmirësimin e sistemit tuaj imunitar./telegrafi

Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...