Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh në lidhje me rreziqet e mundshme të aktivitetit të ulët. Shumë studime sugjerojnë, që të qenit joaktiv fizikisht rrit rrezikun e shumë problemeve shëndetësore.
Sidoqoftë, një studim i ri nga Universiteti I Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar thekson më tej se ka dyshime mbi këtë teori. Hulumtimi ka zbuluar, që njerzit që kanë një punë ku duhet të rrinë ulur janë shumë më pak të rrezikuar të pësojnë çrregullime të funksioneve kognitive të trurit, në krahasim me ata që kryejnë punë fizike.
Studimi është I bazuar në disa të dhëna të mëparshme, ku janë analizuar lidhjet në mes të aktiviteteve të përditshme, dietës dhe kancerit.
Në bazë të informacioneve të marra nga ky studim, është vërejtur se personat që punojnë në zyre, apo kanë një punë ulur, janë shumë më pak të rrezikuar nga çrregullimet e aspektit psikologjik dhe dobesimit te aftësive njohëve apo kognitive.
“Ndërsa aktiviteti I rregullt fizik ka përfitime të konsiderueshme për mbrojtjen nga shumë sëmundje kronike, faktorë të tjerë mund të ndikojnë në dobësimin e aftësive kognitive të trurit”, tha autori I këtij hulumtimi.
Gjithsesi, ata shtojnë se ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë social, siç është shkalla e arsimimit, ekukimi dhe faktorë të tjerë socio-ekonimikë, që ndikojnë në dobësimin e këtyre aftësive tek njerëzit, si dhe duhet bërë studime të tjera për të plotësuar këë teori.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim