Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj është shëruar nga koronavirusi.
Ajo, përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se pas vetizolimit 18 ditor sot është njoftuar nga IKSHPK-ja se është shëruar plotësisht nga COVID-19.
Reshitaj mes tjerash ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e saj.
Postimi i plotë:
Miq të nderuar,
Pas vetëizolimit 18 ditësh me përgjegjësi të madhe që të mos e rrezikoj askënd, ju njoftoj se sot IKSHPK më konfirmoj që jam shëruar plotësisht nga Covid19.
Të dashur familjarë, kolegë, studentë dhe miq, në Kosovë, Shqipëri dhe në Diasporë, Ju që përmes rrjeteve sociale por edhe në forma të tjera iu bashkangjitet brengës time duke mē dërguar mesazhe të shumta, ju falenderoj nga zemra për ndjesinë, kujdesin dhe respektin e treguar gjatë kësaj periudhe. Ma keni bërē më të lehtë këtë situatë dhe ju jam shumë mirënjohēse.
Tani e tutje do t’i kthehem jetës normale dhe obligimeve që më presin, veçmas ato si e zgjedhur e Popullit në Parlamentin e Kosovës, por gjithsesi duke respektuar masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së.
Paçi vetëm gëzime në familjet Tuaja dhe uroj që këtë situatë të vështirë ta kalojmë sa me më pak pasoja.
Së bashku duke mbrojtur vetën dhe njëri tjetrin ne mund t’ia dalim edhe kësaj sfide të vështirë nëpër të cilën po kalojmë.
#MbajeDistancën
#MbajeMaskën
#MbajePastërtinë
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan