Një studim i botuar të martën e kaluar në revistën “PLoS Medicine”, ka zbuluar se ekzistojnë vetëm 3 veprime shumë të thjeshta që do të ndalojnë përhapjen e pandemisë së koronavirusit, edhe pa një vaksinë.
Nëse njerëzit lajnë duart rregullisht, mbajnë maskadhe distancën e tyre sociale nga njëra-tjetra, mund të ndalojnë gjithë pandeminë e Covid-19.
“Një epidemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%,” janë shprehur studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare Utrecht.
Nëse, publiku është i ngadaltë, por përfundimisht ndryshon sjellje, ai mund të zvogëlojë numrin e rasteve, por pa ndaluar arritjen e një kulmi. Nëse qeveritë izolojnë vendin, por askush nuk ndërmerr hapa shtesë të mbrojtjes personale, kjo do të vononte, por nuk do të zvogëlonte arritjen e kulmit të rasteve.
“Për më tepër, efekti i kombinimeve të masave të vetë-imponuara është shtesë. Në terma praktikë, kjo do të thotë që SARS-CoV-2 nuk do të shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë miraton larjen e duarëve dhe distancën sociale.
Edhe me distancimin shoqëror të vetë-imponuar, kontaktet me të tjerët mund të mos eliminohen plotësisht. Për shembull, njerëzit që jetojnë së bashku do të bashkëveprojnë, duke rritur gjasat që dikush të sëmuret. Kështu që shpërthimet e vogla janë ende të mundshme.
Studiuesit shprehen se qeveritë duhet të edukojnë publikun në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisë vetëdijen për rolet thelbësore të vetë-distancimit, larjes së duarve dhe gjithashtu përdorimin e maskave në kontrollin e një epidemie të vazhdueshme.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...