Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.B. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.
Gjykata ka konsideruar se janë përmbushur kriteret kundër të pandehurit F.B. dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.
“Sipas Gjykatës masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri F.B. mund të përsëris veprën penale, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, e cila vepër penale dyshohet se është kryer në ambiente familjare në prezencë të fëmijëve të tyre, duke krijuar shqetësime edhe për fëmijët e që të njëjtit mund të kenë pasoja psikologjike për të ardhmen e tyre”, thuhet në njoftim.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...