Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i kanë nënshkruar të hënën një marrëveshje bashkëpunimi.
Drejtori i Policisë se Kosovës Rashit Qalaj tha se përmes kësaj marrëveshje do të shkëmbehen informata për parandalimin e krimit të organizuar.
“Historiku me Europol-in fillon qe nga viti 2011 me aktivitete të përbashkëta për të arritur në vitin 2016 kur kemi filluar negociatat për marrëveshjen tonë. Për këtë kemi punuar shumë. Kjo marrëveshje shërben për shkëmbim të informacioneve dhe parandalimin e krimit të organizuar. Ne do të jemi një organizatë që përgjigjet. Policia ka marrëveshje me disa shtete të BE po jo me të gjitha por tani jemi pjesë e Europol. Do te kryejmë konsultime me njeri tjetrin në bazë të rregullta, ajo qa është me e rëndësishme kjo marrëveshje hap rrugën e qasjes sonë gjithashtu na mundëson te dërgojmë zyrtar tonë ne sëllin e Europolit”, tha Qalaj./arbresh.info/
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë