Shërohet nga Covid-19 foshnja e dytë, në Kosovë

10:24 | 26 Korrik 2020
A Z

Foshnja e dytë e cila u konfirmua me Covid-19 në Kosovë, tashmë është shëruar.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Neonatologjisë dr. Xhevdet Gojnovci.

“Po mund t’ju konfirmoj se foshnja është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Gojnovci.

Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë prekur 2 të porsalindur me Covid, por fatmirësisht dy foshnjat janë shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale