“Sigurisht… ka gjëra që gabojmë dhe ne po mësojmë gjatë gjithë kohës”, tha Johne son për Sky News.
“Ju duhet të mësoni nga gabimet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur”, tha lideri i konservatorëve duke parashikuar edhe se më e keqja e krizës shëndetësore do të përfundonte “deri në mesin e vitit të ardhshëm”.
Britania e Madhe ka qenë vendi më i goditur në Europë për sa i përket rasteve të koronavirusit, me shumë ekspertë që parashikojnë një valë të dytë të infeksioneve në vjeshtë, raporton ATSh.
Qeveria e Johnsonit ka qenë nën kritika të ashpra për përgjigjen e saj ndaj koronavirusit, për të cilën një numër ekspertësh kanë thënë se ishte shumë e vonuar dhe e keqmenaxhuar.
Vetë kryeministri Johnson u shtrua në spital me Covid-19, sëmundje e mushkërive e shkaktuar nga koronavirusi i ri, por që prej asaj kohe ai është shëruar.
Para sëmundjes së tij, ai ishte mburrur për shtrëngimin e duarve me pacientë të infektuar.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...