Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryeministrit, Avdullah Hotit, ku tha se Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid.
Musliu deklaratën e Hotit e ka quajtur të padrejtë, ku thotë që Policia e Kosovës dhe inspektoriati duhet të motivohen dhe të inkurajohen për punën që po bëjnë që nga lajmerimi i rasteve të para me Covid-19.
Tutje, Musliu bëri thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat kundër pandemisë.
Postimi i plotë:
Deklarata e Kryeministrit Hoti se: Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid, është e pa pranueshme dhe e padrejtë.
Policia e Kosovës dhe inspektoriati duhet të motivohen dh te inkurajohen për punën që po bëjnë që nga lajmerimi i rasteve të para me Covid19.
Nëse nuk mund të bëjmë më shumë për ta, të jemi të paktën mirënjohës dhe falenderues për sakrificën e tyre?!
?Kujdes ? vret!
Sot trim vlersohet ai qe bartë ? dhe mbanë distancë⬅️➡️.
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin