Dua Lipa e ka gjetur formulën e hiteve, artistja kosovare me famë botërore dhe këngëtarët e njohur latin, J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy u bashkuan në projektin “Un día (One day)”, këngë që padyshim do të bëhet një himn global.
Katër superstarë që bashkojnë mundësitë dhe fuqitë e tyre për të arritur sa më shumë qenie njerëzore të jetë e mundur me artin e tyre, dhe këtë ia dolën ta bëjnë, shkruan Indeksonline.

“Unë mendoj se bashkëpunimet, veçanërisht midis artistëve që ndoshta njerëzit do të mendojnë se nuk do të funksionojnë, janë ato që funksionojnë më mirë, e papritura është më e bukura. Është një bashkim i kulturave dhe tregimeve që unë i shoh të bukura dhe universale. Muzika është diçka që na bën të ndihemi në shtëpi, Nuk ka rëndësi se nga ne jemi apo gjuha që flasim, ose ajo me të cilën identifikohemi, kjo është më e mira nga të gjitha”, u shpreh Dua në një intervistë për këngën e fundit me artistët latin.

Por, ajo që e bëri edhe më të bukur dhe më të kompletuar këtë këngën është videoklipi unik në të cilin protagonist është aktorja Ursula Corbero apo siç njihet më së miri “Tokyo”.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...