Gianluigi Donnarumma ka treguar edhe një herë dashurinë për Milan.
Portieri i Milan ka regjistruar paraqitjen numër 201 me skuadrën e tij, në ndeshjen kundër Atalanta.
Gigio mbajti shiritin e kapitenit, pasi skuadrës i mungoi Alessio Romagnoli, të cilit Donnarumma i uron rikthim të shpejtë.
“Më vjen keq për Romagnoli, i cili është mik i mirë dhe kapiten i shkëlqyer”, ka thënë Donnarumma.
“Shpresoj se ai mund të rikthehet shpejtë, por të bartja atë shirit kapiteni më bëri krenar”, ka shtuar italiani.
Donnarumma priti një penallti kundër Atalanta, pritje kjo që në fund pati vlerën e një pike për Milan.
Portieri ndërkohë është në negociata me Milan për rinovimin e kontratës.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...