Në ceremoninë prestigjioze “MTV Music Awards” këtë vit performon një tjetër artiste shqiptare.
Është Ava Max, artistja e cila është në mesin e yjeve që do të këndojnë në këtë vit në MTV.
Krahas performances këngëtarja është bërë këtë vit shqiptarja e parë e nominuar në këtë ngjarje, në kategorinë “Artisti depërtues i vitit”.

Yjet tjera që do të performojnë përveç Ava Max janë Big Sean, Camila Cabello, Shawn Mendes, J Baldin, Miley Cyrus.

VMAs 2020 do të kthehen në Barclays Center në Brooklyn për herë të parë që nga 2013, por nuk do të kufizohen në atë arenë. Shfaqja do të ketë performance në pesë qendra tjera, duke përfshirë shfaqje nga vende të ndryshme ikonike si në Brooklyn, Manhattan, Queens, Bronx dhe Staten Island, për të nderuar frymën dhe qëndrueshmërinë e qytetit.
2020 MTV VMAs do të zhvillohet në New York të dielën, 30 gusht dhe transmetohet live në MTV.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...