Skuadra e Prishtinës ka lëshuar një reagim në minutat e para të mëngjesit.
‘Bardhekaltrit’ kanë reaguar lidhur me zërat që thonë se disa lojtarë të caktuar do t’i largohen Prishtinës pas këtij sezoni.
Sipas shkrimit në faqen zyrtare në ‘Facebook’ ka emra të caktuar të cilët duan ta dëmtojnë klubin kryeqytetas dhe që porosisin këso thashetheme.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell reagimin e plotë të FC Prishtina.
Reagim
Jemi duke u ndjerë shumë mirë që klubi ynë paska futbollistë për të gjitha skuadrat e Superligës. Kjo na nderon. Sinqerisht. Ne paskemi futbollistët kaq të mirë sa të “paguani” edhe dëmshpërblim, ndërsa me këta futbollistë nuk e paskemi merituar titullin?!
FC Prishtina ka futbollistë për të gjithë Ju skuadra dhe për deklaratat e porositura, për klubin, akterë të njohur, që po ua kursejmë emrat.
Tek e fundit asnjë gjë e re e mirë nuk pritet nga Ju.
Pra, u detyruam që këtë njoftim të vonë ta bëjmë për t’i ftuar adhuruesit e klubit të jenë të qetë, sepse shumica absolute e shkrimeve për ikjen e futbollistëve nga Prishtina janë luftë speciale e njohur për ne, sidomos para dy ndeshjeve të rëndësishme që na kanë mbetur dhe nga të cilat ne duhet të dalim në Evropë.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...