Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se vendi do të kalojë krizën e koronavirusit nga mesi i vitit 2021, por frika e tij ishte se do të kishte një goditje të dytë të pandemisë.
Ai tha se të gjithë duhet të marrin vaksinën kundër gripit sezonal, për të parandaluar mbingarkimin e shërbimeve shëndetësore gjatë dimrit.
Mbretëria e Bashkuar ka fuqizuar masat kundër përhapjes së koronavirusit duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve, qendrave tregtare të mbyllura, në banka dhe institucione tjera.
Policia mund të ndajë gjoba deri në 100 funta për ata që nuk respektojnë masën.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar gjithsej 298,731 raste me koronavirus, prej të cilëve 45,639 kanë vdekur.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër