Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me kryeministrin, Avbdullah Hoti ka komentuar çështjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin, ka thënë që është jetike bashkëpunimi ndërinstitucional për temat me rëndësi jetike, shkruan Arbresh.info.
Thaçi ka thënë se nëse në dialog nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës atëherë nuk do të ketë njohje reciproke.
“E ritheksoj se jam i bindur se kudo që aty ku nuk janë SHBA-të nuk mund të ndodhë njohja reciproke. Andaj jetike për ne është që në tavolinë të jetë edhe SHBA, natyrisht edhe BE”, tha Thaçi.
Kurse kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk do të rrëshqasë në dialog teknik por do të fokusohen në marrëveshjen finale që nënkupton njohjen reciproke.
“Ne do të angazhohemi që dialogu të mos rrëshqasë në dialog teknik por të fokusohemi në çështjen kryesore që është njohja reciproke e cila duhet të jetë edhe marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hoti.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/3417576738255188/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike