Bashkësia Islame e Kosovës ka lëshuar një video me qëndrime që janë pro ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Videoja e publikuar në faqen zyrtare të BIK në Facebook vjen pas një proteste të disa personave që kundërshtuan ndërtimin e kësaj xhamie dhe disa të tjerëve që po kundërshtojnë edhe arkitekturën e saj.
Në mesin e deklaratave të disa krerëve shtetërorë, BIK veçon edhe reagimin e Këshillit të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut.
KMLDNJ ka thënë se të drejtat dhe liritë fetare janë të rregulluara me ligj në Kosovë dhe janë në përputhje me konventat ndërkombëtare.
BIK thotë se xhamia është një domosdoshmëri për besimtarët në Prishtinë për shkak të mungesës së hapësirës për falje./telegrafi/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit