Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka pritur në takim Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën, i cili e ka informuar për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare
“Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës. Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kosova ?? është atdhe i të gjithëve”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe, një grup i vogël banorësh kanë protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë Qendrore të Prishtinës. Ata thanë se më shumë kanë nevojë për shkolla se për xhami.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4068808523189476
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...