West Bromwich Albion janë rikthyer në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri kroat, Slaven Bilic, ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit anglez, pavarësisht barazimit 2:2 me QPR në ndeshjen e xhiros së fundit në Championship.
E gjitha kjo u mundësua falë fitores së Barnsley në udhëtim te Brendford, me këta të fundit që lëshuan mundësi të artë për t’u promovuar në Premierligë.
Premierligën nga Championship e ka siguruar edhe Leeds United, që pas 46 ndeshjeve, ka grumbulluar 93 pikë.
Skuadra e tretë që do të futet në Premierligë, do të mësohet pas Play Offit, mes skuadrave si Brendford, Fulham, Cardiff dhe Swansea.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...