Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka konfirmuar se do jetë në “Parkun e Princave” edhe për sezonin e ardhshëm.
Francezi është i lidhur me Real Madrid-in, ngase është i shumë pëlqyer nga Zinedine Zidane e Florentino Perez, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata e tij skadon në vitin 2022, por shkaku i pandemisë së koronavirusit “Los Blancos” nuk kanë para për ta realizuar lëvizjen.

Mbappe ka konfirmuar se do jetë në PSG edhe sezonin e ardhshëm, kurse synon të fitojë sa më shumë tituj të jetë e mundur.
“Jam në Paris dhe dua të jem pjesë e projektit. Do jem në PSG sezonin e ardhshëm dhe do provojë të fitojë sa më shumë tituj të jetë e mundur”.
“Jam në vitin e katër të projektit. Është 50-vjetori i klubit, është vit i rëndësishëm në sy të klubit, tifozëve dhe do provojë të fitojë gjithçka që është e mundur”, deklaroi ai.
Mbappe ka shënuar 90 gola në 120 ndeshje për PSG, kurse në gusht do përballen me Atalanta-n në kuadër të Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...
Edi Rama uron fundjavë të mbarë me pamje nga Maja e Gramës n...
Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Sindikatat shpallin grevë në Itali kundër buxhetit