Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një vizitë zyrtare kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku theks të veçantë i dhanë dialogut me Serbinë.
Vjosa Osmani para mediave tha se e ka falënderuar Bashën për zërin e ngritur kundër idesë së ndryshimit të Kufijve.
Pos tjerash, Osmani i hapi dyert për Bashën dhe Shqipërinë për shumë bashkëpunime mes dy shteteve.
“Patëm një takim bashkëpunues dhe folëm si mund ta rrisim bashkëpunimin tash e tutje. Ka aq shumë hapësirë ku mund t’i përmirësojnë raportet tona bilaterale. Një bashkërendim në politiken e jashtmes mes Kosovës e Shqipërisë gjithmonë ka pas sukses. E falënderova zotëri Bashën për zërin e tyre të çmuar kudër idesë së ndryshimit te kufirit. Mirë se keni ardh në Prishtinë dyert e Kuvendit do të jenë të hapura për bashkëpunim”./arbresh.info/
E Basha përpos falënderimit për mirëprijte e falënderoi Osmanin për qëndrimin e saj lidhur me procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
” Kam nderin të takona më ju si një zonjë në krye te Kuvendit. Dua të ju falënderoj për qëndrimet e tua të çarta lidhur më procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Për mua dhe për PD mbështetja totale e agjendës së Kosovës është orientimi dhe parimi kryesor i joni. Ne mendojmë se dialogu është dhe duhet të jetë rruga që duhet të ndjeket dhe njohja reciproke. Ne fund siç jemi bashkë në gëzime të dimë të jemi bashke edhe në sfida. Roli i Shqipërisë sot duhet të jetë mbështetje totale për Republikën e Kosovës duke respektuar pavarësim dhe ruajtjen e integritetit t territorial të Kosovës”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/332006457820257/
Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet po zgjas...
Statuja e Adem Jasharit vendoset në oborrin e një shkolle në...
Përditësohen vlerat e skuadrave të Superligës në Transfermar...
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...