Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani në deklaratë për gazetën greke ‘Etnos’ thotë se BDI është ajo parti që do ta kërkojë mandatin për të krijuar Qeveri, edhe pse LSDM dhe OBRM-PDUKM kanë marrë më shumë mandate në zgjedhjet e parakohshme kuvendare.
“Rezultati i zgjedhjeve tregon se ne do të vendosim se kush do të hyjë në Qeverinë tonë, dhe jo dikush tjetër. Për këtë shkak, vlerësoj se BDI do ta merr mandatin për të formuar Qeveri dhe ne do të vendosim se cila parti politike e Maqedonisë së Veriut do të merr pjesë në kondicionin tonë qeveritar”, tha Osmani.
Ndryshe, BDI në kampin shqiptar doli fituese e zgjedhjeve me 15 mandate të fituara, duke lënë pas koalicionin AA me 12 mandate, ndërsa fushatën e saj e bazoi te kryeministri shqiptar.
Pas certifikimit të zgjedhjeve, mandatin për të formuar Qeveri e ka partia me më së shumti mandati, përkatësisht koalicioni ‘Mundemi’. Ata kanë afat prej 20 ditësh për të formuar Qeveri.
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...