Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas kthimit të presidentit të Kosovës nga Haga ku u intervistua për katër ditë.
Rama ka zgjedhur të publikoj në Facebook një foto të Thaçit nga pritja që iu bë në Morinë, derisa gjithashtu ka cituar fjalët e Thaçit.
Bashkëngjitur me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, Rama citon fjalët e Thaçit.
“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë”.
Të njëjtat fjalë Thaçi i ritha edhe sonte kur iu drejtua qytetarëve për t’i njoftuar lidhur me intervistimin e tij.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për katër ditë u intervistua në Hagë nga Gjykata Speciale.
Muajin e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...