Para se të bëheshin ushtar, secili pjesëtarë i UÇK-së, kryente këtë betim. Pos rëndësisë që kishte rreshtimi para flamurit dhe zotimi për ta mbrojtur vendin duke dhënë edhe jetën, teksti i këtij betimi shumë shpejt do të mbrohet edhe me ligj.
Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës, parasheh si vlerë të luftës “tekstin e betimit të ushtarit të UÇK-së”.
Po ashtu në bazë të këtij dokumenti, me ligj do të mbrohet edhe lufta e UÇK-së, Ushtria Çlirimtare e UÇK-së, Veterani i UÇK-së, të rënët për liri, flamuri, stema e shtabi i përgjithshëm i UÇK-së, drejtoria politike, Arkivat e UCK-së, Kompleksi Adem Jashari…
Një ligj i tillë para dy viteve ishte propozuar nga kreut i atëhershëm i Kuvendit Kadri Veseli, kurse në 2020 e ka ri sjell një deputet i ri i PDK-së.
Ky projektligj ka paraparë edhe mbrojtjen institucione në fletarrestimin ndërkombëtare, por jo edhe mbrojtjen nga Gjykata Speciale.
Në projektligjin e iniciuar nga PDK e të punuar më pas edhe Qeveria e Kosovës shihet ndërtimi i një Muzeu të Luftës i cili do të jetë me seli në Prishtinë.
Sipas draft ligjit kushdo që nuk respekton këtë do të ketë edhe sanksione ligjore.
Sipas deputetit Bytyqi ky ligj është dashur të bëhet para shumë kohësh.
Ndërkohë, kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dërguar për shqyrtim në komisionin përkatës këtë projektligj./t7
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...