I emëruari për dialogun Kosovë –Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak ka treguar se çfarë është biseduar sot mes Avdullah Hotit dhe Aleksandar Vuçiqit.
Lajçak thotë se takimi i radhës i nivelit të lartë të liderëve do të mbahet në fillim të shtatorit, transmeton portali arbresh.info
“Kemi mbajtur takimin e dytë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian pas rinisjes së dialogut. Diskutimet e sotme u fokusuan në dy elemente. E para ishte personat e zhdukur dhe të zhvendosur, për pjesën e parë është një çështje simbolike në kontekstin e pajtimit dhe është një çështje për familjet që po jetojnë me paqartësi. Është kyçe të punohet me Kryqin e Kuq për të zgjidhur rastet e mbetura dhe t’i jepet një mbyllje çështjes. Për temën e dytë është një çështje gjithashtu e rëndësishme, është për sigurimin e kushteve të jetesës për ata që janë kthyer. E dyta ishte edhe bashkëpunimi ekonomike. Bashkëpunimi i intensifikuar ekonomik do të thotë vënia në përdorim e tërë potencialit ekonomik të Kosovës dhe Serbisë, dhe do të thotë krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i jetës për njerëzit. Të dy liderët janë pajtuar të vazhdojnë të punojnë në nivele ekspertësh këtu në Bruksel. Takimi i radhë do të mbahet në fillim të muajit shtator”, deklaroi Lajçak./arbresh.info/
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave
Abdixhiku: Sali Çekaj ra për të mos vdekur kurrë
Lojtari i Mallorcës shfaqet me fanellën e Kosovës
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, shpallen në kërkim 5 per...
Alarm për bombë në dy qendra tregtare në Shkup