Ziadin Sela, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë votuesit qe e besuan platformën “Shtet për të gjithë”, por gjithashtu ai ka shprehur edhe dyshime dhe pakënaqësi rreth rezultatit te zgjedhjeve.
Sela ka thënë se vonesat e shumta rreth rezultateve ngjallin dyshime, si dhe ka informacione nga tereni të cilat thonë se janë në kundërshtim me rezultat e shpallura nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
“Shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për lojërat që po bëhen me mosshpalljen e rezultateve të zgjedhjeve. Vonesat e tepruara na ngjallin dyshime për manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor dhe rezultatit final. Ka shumë informata nga terreni që nuk përputhen me rezultatet e nxjerra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka shumë rezultate të dyshimta në shumë vendvotime.
Ka pasur tentime serioze, por edhe veprime që për qëllim kanë pasur tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve”.
Në fund Sela ka deklaruar se shtabi zgjedhor i koalicionit që ai ka drejtuar ka denoncuar me dhjetëra raste si dhe pas rezultateve përfundimtare do të bëjë ankesat e nevojshme, bashkë me fakte dhe prova konkrete për shkelje në procesit zgjedhor.
“Shtabi jonë i përbashkët ka denoncuar dhjetëra raste të tilla në organet përkatëse, por edhe në institucionet relevante ndërkombëtare.
Apelojmë që sa më shpejtë të dilet para opinionit dhe të bëhen publike rezultatet e votës qytetare të shprehur më 13, 14 dhe 15 Korrik. Të mos krijohen vonesa të panevojshme. Të zbardhet çdo dyshim që ka të bëjë me manipulimin e vullnetit të qytetarëve. Institucionet të veprojnë.
Gjithashtu, ju njoftojmë se Shtabi i përbashkët i Koalicionit “Tash është Koha”, pas zyrtarizmit të rezultatit, do të përgatisë edhe ankesat e nevojshme, bashkë me fakte dhe prova konkrete për shkelje në procesit zgjedhor”.
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni janë mbajtur dje, ku sipas rezultateve preliminare koalicioni që ka drejtuar Sela ka dal i dyti në radhën e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...