Mesfushori i AC Milan-it, Franck Kessie ka thënë se nuk është duke e menduar largimin nga “San Siro”.
Ka spekulime të shumta mbi të ardhmen e Kessie, ngase kërkohet nga top klubet, mirëpo ai i ka mohuar këto raportime, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënës se dëshiron të mbetet te “Rosonerët” me të cilët synon rikthimin në Ligën e Kampionëve.

“Askush nuk ka thënë që do largohem dhe dua të qëndrojë te Milan-i për një kohë të gjatë dhe të bëhem shembull”.
“Qëllimi kryesor është rikthimi në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.
Milan është në top formë që nga rikthimi i futbollit nga pandemia, ngase nuk kanë pësuar humbje, kurse renditën në pozitën e gjashtë në tabelë, me pikë të barabarta me Napoli-n./arbresh.info.
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së