Dhurata Dora dhe Azet kanë gati edhe bashkëpunimin e dytë mes tyre.
Në dhjetor të vitit 2019, Dhurata Dora dhe Azet u shfaqën për herë të parë bashkë në një performancë në Stutgart të Gjermanisë, duke ngritur në këmbë publikun gjerman.
Energjia që sollën në skenë dhe pëlqyeshmëria e publikut bëri që dyshja shumë shpejt të vijnë me një bashkëpunim, i cili po ashtu është pëlqyer shumë.
E publikuar në shkurt të këtij viti kënga numëron më shumë se 17 milion klikime në kanalin “Youtube”.
https://www.instagram.com/p/CCoNdfOlztU/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
Por nuk mbaron me kaq bashkëpunimi mes dy artistëve.
Dhurata dhe Azet kanë tashmë gati bashkëpunimin e ri, për këngën me titullin ‘Fajet’, që do të publikohet me datë 16 korrik në orën 23:59.
T7 ka mësuar disa detaje rreth kësaj kënge që padyshim pritet të shndërrohet në një nga hitet e momentit.
Videoklipi i këngës është xhiruar në Spanjë ndërsa befasia është se Azet do të interpretojë në gjuhën shqipe edhe pse nuk do të mungojnë strofa në gjermanisht.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...