Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar një donacion në vlerë prej 65 mijë eurosh nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
Në këtë donacion, përfshihen 350 dyshek antizjarr, 50 radiolidhje, 1 stacion baze të radiolidhjeve dhe 76 pasqyre të sigurisë.
“Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacion nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), pajisje me vlerë prej rreth 65,000 dollarësh. SHKK tashmë ka pranuar donacionin e radhës nga INL, 350 dyshek antizjarr, 50 radiolidhje, 1 stacion baze të radiolidhjeve dhe 76 pasqyre të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Me këto donacione INL po mbështetë fuqishëm reformën e zhvillimit të Shërbimit Korrektues, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të besueshëm, efektiv dhe të vetë qëndrueshëm.
Dhurimi i këtij donacioni sipas SHKK, ka për qëllim që ta mbështes SHKK-në në rritjen e nivelit të sigurisë, përmirësimin e ambientit dhe kushteve të banimit për të burgosurit dhe të punës brenda SHKK-së./arbresh.info
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...