Inter është duke u përgatitur që ta shesë mesfushorin Christian Eriksen, nëse pranojnë ndonjë ofertë me vlerë 60 milionë euro.
Eriksen iu bashkua Tottenham-it në afatin e janarit, duke u transferuar te “Neurazurët” për 20 milionë euro, derisa kontrata është afër t’i skadojë, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht transferimit në “San Siro”, ka raportime që Antonio Conte asnjëherë nuk e ka dashur 28-vjeçarin, ngase preferon Arturo Vidal-in.

Sipas Sport Mediaset, Inter dëshiron t’i ndajë rrugët me Eriksen-in nëse pranojnë ndonjë ofertë me vlerë 60 milionë euro.
Pos tij, nga Inter-i mund të largohet edhe Milan Skriniar.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...