Ish zv-ministri i Arsimit, Jusuf Thaçi përmes një statusi në Facebook ka kërkuar hapjen e çerdheve në Kosovë.
Ai, vendimin e Qeverisë e ka quajtur të pajustifikueshëm logjikisht dhe shkencërisht, raporton arbresh.info.
Thaçi ka renditur tre argumente që sipas tij mjaftojnë për ta mbështetur këtë konstatim./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Pse çerdhet duhet të hapen?
Apo: Pse mbyllja e çerdheve është më e rrezikshme për shëndetin publik?
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbylljen e çerdheve në situatën aktuale në Kosovë është i pajustifikueshëm logjikisht dhe shkencërisht. Mjaftojnë tri argumente për ta mbështetur këtë konstatim:
Përveç tri argumenteve të sipër-përmendura, ka edhe mjaft argumente të tjera kundër mbylljes së çerdheve, si: shëndeti mental i fëmijëve, zbrazëtirat intelektuale, sociale e emocionale për fëmijët që shkakton mos-vijimi në çerdhe, pamundësia e njërit prind për të shkuar në punë (gjë që ia rrezikon humbjen e vendit të punës prindit, sidomos në sektorin jo-publik), vështirësitë financiare për çerdhet (jo-publike) që financohen nga participimi i prindërve dhe mbetja pa punë e stafit të tyre, etj.. Megjithatë, mendoj që këto janë argumente shtesë, por më pak të rëndësishme krahasuar me shëndetin fizik të fëmijëve dhe shëndetin publik në kohë pandemie.
Shpresoj që @Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ta shqyrtojë mirë çështjen e mbylljes së çerdheve në Kosovë dhe t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës që menjëherë të lejojë hapjen e çerdheve në Kosovë. Gjithashtu, IKSHPK duhet ta ketë parasysh që mbyllja e çerdheve duhet të bëhet 1) vetëm në rastet kur mbyllen edhe të gjitha veprimtaritë tjera jo-esenciale dhe 2) vetëm kur ka edhe kufizime të lëvizjes së lirë të njerëzve. Mbyllja e çerdheve pa u plotësuar këto dy kushte është më e rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe për shëndetin publik në përgjithësi, se sa funksionimi i tyre.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...