Partitë opozitare nuk janë ftuar nga kryeministri, Avdullah Hoti, për të qenë pjesë e ekipit negociatorë. Në Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike e Kosovës thonë se nuk kanë pranuar zyrtarisht ndonjë ftesë për t’ju bashkuar Hotit përballë Serbisë.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, thotë deri më sot, nuk kanë pranuar asnjë ftesë, qoftë elektronike apo fizike, për t’u bërë pjesë e ekipit dialogues.
“Por edhe sikur të kishte një ftesë, ajo do të ishte po aq e pavlefshme. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime, e kjo qeveri, jo legjitime dhe jo legale, nuk është as e përgatitur dhe as nuk ka parime për këtë dialog”, shprehet Kryeziu.
Edhe zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, thotë se nuk kanë marrë ftesë zyrtare, dhe se nuk e dinë formatin e dialogut.
“Pa e pas ftesën, nuk e dimë a do të jemi pjesë e ekipit a jo. Ftesa e definon qartazi se si e parasheh Kryeministri qasjen në dialog dhe rolin e opozitës në bisedime. Ftesën na e kemi pa veç ne televizion”, deklaron Bytyçi.
Ftesa e përsëritur e Hotit për opozitën po del të jetë vetëm deklarative, pasi shpeshherë deklaronte para medieve se presin që eikipit negociatorë t’i bashkohet edhe opozita.
Kryeministri Hoti do të ketë përballë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./V.Selimi/arbresh.info/
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni p...
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...