Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se në komunikatën e misionit të përhershëm të Rusisë në BE lidhur me takimin Lajçak-Çizhov, thuhet tekstualisht: “U theksua se rezoluta 1244 e KS të OKB është baza juridike për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe mbetet relevante (ne fuqi) në masë të plotë”.
Përmes një shkrimi në facebook, Musliu ka thënë se mbi këto baza BE dëshiron ta zhvillojë dialogun Kosovë-Serbi.
“Kjo i bie as me pak e as me shume se kthim në vitin 1999?!!!”, ka shkruar Musliu në facebook, shkruan arbresh.info.
Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që para se të shkojnë në takim në Bruksel të deklarohen çfarë dinë lidhur me këtë deklaratë, dhe pse heshtin ndaj saj.
Postimi i plotë:
??Në komunikatën e misionit të perhershem të Rusisë në BE lidhur me takimin Lajçak-Çizhov, publikuar me 14 korrik, thuhet tekstualisht: “U theksua se rezoluta 1244 e KS të OKB është baza juridike për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe mbetet relevante (ne fuqi) në masë të plotë”.
Mbi këto baza BE don ta zhvillojë dialogun Kosovë-Serbi.
Kjo i bie as me pak e as me shume se kthim në vitin 1999?!!!
Kerkoj nga Qeveria e Kosovës qe para se te shkojne ne takimin e Brukselit, te deklarohen cfare dijne lidhur me kete deklarate, dhe pse heshtin ndaj saj.
#Avdullahoti #Dritonselmanaj #Melizaharadinaj #selimselimi
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...