Shefi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tash e sa ditë, iu ka drejtuar kryeministrit me anë të një letre, ku pos tjerash e ka njoftuar lidhur me atë se tash e sa muaj rezultatet e analizave për të pagjeturit janë stopuar.
Sipas Gërxhaliut, ICMP ka dhënë përgjigje, duke treguar në këtë mënyrë se nuk ka fonde të mjaftueshme për Kosovën, andaj po presin përgjigje nga Mustafa.
“Unë i kam shkruar letër kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, se problemet po rriten në këtë drejtim, tu e pas parasysh që analizat për të pagjeturit nuk janë kthyer, arsye e gjithë kësaj është se ICMP ka thënë se nuk ka fonde të mjaftueshme për Kosovën. Andaj në qoftes janë në pyetje mjetet financiare ne t’i participojmë ato, sepse janë shumë shqetësuese rastet, dhe ne nuk kemi marrë asnjë rezultat tash e 5 muaj,për 103 mostrat e Qabratit, dhe këtë shqetësim ia kemi shprehut edhe Mustafës”, ka thënë Gërxhaliu
Ai thotë se deri sot nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete nga zyra e kryeministrit.
“Po më kanë thënë se shpejt do të marrë përgjigje, andaj po presim”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...